12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Ndahen mjete financiare për kultivim të mjedrave në Shtërpcë

Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë sot një marrëveshje për bashkëfinancim, për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ngjarja do të mbahet sot, në kuvendin komunal të Shtërpcës, duke filluar nga ora 10:00.
“Në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolić, koordinatorja e programit në UNDP, Valbona Bogujevci, dhe kreu i Administratës së Zyrës Koordinatore për Bashkëpunim Teknik brenda Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri. Ky kontribut i rëndësishëm financiar do të rrisë numrin e mundësive për punësim në Shtërpcë dhe do t’i ndihmojë familjet lokale të gjenerojnë më shumë të ardhura”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, marrëveshja për bashkëfinancim është pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të projektit Interdev, i cili është i financuar nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim dhe i implementuar nga UNDP-ja./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img