14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ndalja e bllokut A4 shkakton reduktime të rrymës në shumë vendbanime

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është ndalur njësia A4 e Termocentralit Kosova A të KEK-ut. Kjo ndalesë e paplanifikuar ka shkaktuar mungesa të energjisë elektrike.

“KEDS/KESCO po importon mbi 200 megavatë/orë, aq sa ishin bërë kalkulimet për ta mbuluar diferencën në mes të konsumit të pritur dhe prodhimit të planifikuar. Por, devijimi nga plani i prodhimit ka bërë që të jetë i pamundur furnizimi pa ndërprerje për të gjithë konsumatorët, pasi kërkesa është shumë e lartë.

KEDS/KESCO menjëherë ka nisur kërkesën në rajon për import shtesë, por fatkeqësisht nuk ka energji elektrike në dispozicion për shkak të rritjes së kërkesës dhe pushimeve festive për pjesën më të madhe të rajonit.

KEK është duke bërë përpjekje që ta rikthejë këtë njësi në prodhim dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Por, deri në atë kohë, si pasojë e mungesës së energjisë së disponueshme në rajon për import, për shkak të rritjes së kërkesës, konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime.

Në këtë situatë, KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të afektuar nga reduktimet eventuale.

Njëkohësisht, kur këto ditë kemi një konsum rekord që është pare ndonjëherë, u bëjmë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mjete alternative për ngrohje sepse edhe konsumi i stërngarkuar e vështirëson funksionimin normal të rrjetit, sidomos në ato pjesë ku KEDS nuk ka arritur ende të shtrijë investimet”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img