8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimtarët i reagojnë sërish Kurtit: Po bën deklarata veç për llafe

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës thotë se nuk po trajtohen denjësisht nga institucionet vendore.

Kryetari i kësaj shoqate, Faton Hoxha, tha për Ekonomia Online deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se  “shpëlarja e parave ndodhë nëpërmjet mafisë së ndërtimit”, janë të pabaza, pasi siç thotë ai deri më tani nuk ka të ngritur ndonjë aktakuzë për këtë çështje ndaj këtij sektori.

“Mirë që zgjedhjet janë çdo katër vjet edhe faktikisht s’po mbetët shumë, pas zgjedhjeve askush nuk po merret me këto. Do më thënë çdo herë, si para katër vjet, sektori i ndërtimit po atakohet, nuk e di pse, nuk e di ku është qëllimi. Sektori i ndërtimit është dashtë me u trajtua ndryshe sepse është sektori më i madh ekonomik ne vend, ndoshta jo si gjenerator i krejt sektorëve, nuk e di, kjo është dashtë me u diskutua pasi kështu s’ka kuptim, përveç asaj është akuzë mjaftë e rëndë atë që e tha kryeministri para disa ditësh, që në sektorin e ndërtimit po shpërlahen paret, na nuk e dimë deri sot që ndonjë ndërtues është procedua penalisht për shpëlarje të parave, do me thënë janë veç për llafe këto deklarata”.

“Nuk e di çfarë poenë duan të marrin kur e dinë që në sektorin e ndërtimit, ma shumë poenë ishin marrë duke e lavdëruar sektorin e ndërtimit. Nëse është punëdhënësi i dytë në vend, mundesh me marr parasysh sa familje janë të varura nga ky sektor”.

Tutje, Hoxha thotë se nuk respektohet ligji nga komuna e Prishtinës për lëshimin e lejeve ndërtimore. E, për këtë ai kritikon Qeverinë për mos reagim ndaj kësaj çështje.

“Këtu te na është bërë, si trendë që mos punën e institucioneve, me e bart te sektori privat. Për shembull komuna e Prishtinës mesataren e lëshimit të lejeve e ka për 6 muaj, ndërsa me ligj është 45 ditë, ne asnjëherë nuk e kemi dëgjuar ndonjë kryeministër të thotë pse po zgjat 6 muaj procedurat për lëshimin e lejeve ndërtimorë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img