15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

NDI diskuton për politikat lokale – Zogaj: Kabineti i kryetarit është i kryesuar nga gratë

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka mbajtur të hënën debatin mbi politikat lokale. Tema kryesore e debatit ishte politika në komunën e Prishtinës është “Barabarësia Rruga drejtë politikave lokale që ju shërbejnë të gjithëve”, ku u diskutua mbi rolin e qeverisjes lokale në ofrimin e mundësive të barabarta dhe ndërmarrjen e politikave që promovojnë diversitetin, barabarësinë dhe gjithëpërfshirjen si parime kyçe për të krijuar një demokraci e cila i shërben të gjithë qytetarëve.

Ambasadorja e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, tha se demokracia zhvillohet vetëm kur gratë dhe burrat reagojnë barabartë ndaj të gjitha zërave.

Sipas saj, autoritetet lokale duhet të ndërmarrin veprime që reflektohen në të bërit e politikave dhe në ofrimin e shërbimeve të barabarta.

“Në muajin mars filluam konferencën fillestare, ku patëm mundësi të dëgjojmë përfaqësues të shkëlqyera të qeverisjes lokale dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore. E patëm presidenten Osmani e kryeministrin Kurti, dhe dallimi i kombësive nuk na ndan, por na bashkon dhe ky është qëllimi i këtyre debateve. Demokracia do të zhvillohet vetëm kur gratë dhe burrat reagojnë barabartë ndaj të gjitha zërave”.

“Tema e debatit ‘Barazia ndaj politikave lokale, demokracitë e fuqishme kërkojnë që të gjitha segmentet e shoqërisë të kenë një përfaqësim të duhur dhe ndikohen në prosperitetin e tyre. Autoritetet e qeverisjes lokale duhet të ndërmarrin veprime sensitive që nevojat dhe brengat të reflektohen në të bërit e politikave në ofrimin e shërbimeve të barabarta”, tha ajo.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, tha se që nga fillim i mandati janë mundur që të kenë një kabinet që është i kryesuar nga gratë.

Madje sqaroi se Kuvendi Komunal ka ndarë 20 mijë euro për gratë në hapjen e bizneseve të reja, por që tha se nuk ka pasur asnjë aplikim.

“Komuna e Prishtinës me kënaqësi e organizon këtë diskutim dhe këtë event që sivjet e shënon vitin jubilar. Ne si institucion lokal të vetëdijshëm që shërbejmë model për qeverisjet lokale dhe synojmë që gratë dhe burrat të shërbejnë barabartë, prandaj i sfidojmë sterotioet që na pengojnë. Që nga fillimi i marrjes së mandatit, jemi përkushtuar që të kemi një kabinet me gra, ku përbërja është 50-50. Për më shumë jemi të zotuar që ta mbajmë këtë barazi”, tha Zogaj.

“Si institucion e vlerësojmë rëndësinë e organizatave që kanë në fokus gratë. Kuvendi i kryeqytetit ka ndarë deri në 20 mijë euro për gratë që do të hapin biznes të ri, por për fat të keq deri më sot nuk kemi pasur asnjë aplikim”, tha tutje Zogaj.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokollari”, Visar Ymeri, bëri  një prezantim para të pranishmëve me temën “Barabarësia në qeverisje”.

“Barazi nënkupton shpërndarjen e barabarte të resurseve dhe/ose mundësive për secilin pjesëtarë të shoqërisë. Barazia ka synim qe ta arrijë trajtimin e barabartë për secilin pjesëtar pa dallim”.

Gjatë muajit maj, NDI në partneritet me pjesëmarrësit e Javës së Gruas dhe organizatat e tyre përkatëse do të zhvillojë diskutime mbi politikat e përqendruara në çështje të nivelit lokal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img