7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshon provomi për patent shofer

Brenda një kohe të shkurtër do të bëhen ndryshime në provimin për patent shofer.

Është Ministria e Infrastrukturës ajo e cila ka kurorëzuar me kontrantë një marrëveshje për projektin “e-testimi” me kompaninë “PBC” shpk.

Sipas kësaj kontrate parashihet kalimi i mbajtjes së provimit teorik për patentë shofer nga forma manuale e deri tanishme, në atë elektronike.

Kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës është e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar dhe më pas të filloi me fazën e pilot-projektit, e cila fazë do të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.

Mësohet se mirëmbajtja dhe garancia është paraparë për një periudhë tri vjeçare. Çmimi i kontratës kap vlerën e 239,898.98 €.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img