7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij

Këngëtari i njohur me origjinë nga Shkodra, Luzi Ejlli, u shpall të shtunën fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai fitoi këtë spektakël pas 136 ditësh qëndrimi i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa befasi të shumta ishin rezervuar për të në natën finale.

Mes shumë dhuratave dhe befasive, një prej tyre ishte më e veçanta – dasma me moderatoren Kiara Tito.

https://youtube.com/watch?v=-LJ41OjASQk%3Ffeature%3Doembed

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke i thënë “Po” njëri-tjetrit në sy të miliona shqiptarëve në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Pasi kryetari i Tiranës Erion Veliaj celebroi çiuftin, dhëndri dhe nusja u ndalën për një fotografi të përbashkët me familjarët që kishin shkuar në dasmë.

Mirëpo u vërejt dukshëm prezenca e dy personave shumë të shtrenjtë të tij, si janë e ëma dhe motra e tij të cilat nuk u panë në fotografinë familjare, e as në ceremoni.

Çifti Luiz-Kiara në kurorëzimin e tyre në finalen e BBVA(Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

Ndërkohë, vet Kiara në emisionin “Më lër të flas” ka pranuar se është takuar me nënën e Luizit dhe se ruan raporte të mira me të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img