-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Në këto komuna sot nuk mbahet mësimi

Në shkollat e komunave të Klinës dhe Skenderajt, të premten nuk do të mbahet mësim për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet.

Kështu kanë bërë të ditur dy komunat në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftim e Komunës së Klinës.

Po ashtu edhe në Komuna Skenderajt ka lajmëruar se nuk do të ketë mësim.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve të shumta, nesër (ditën e premte) nuk do të mbahet mësimi në shkollat e komunës sonë. Gjithashtu, anulohen të gjitha aktivitetet e tjera të parapara për ditën e nesërme”, bën të ditur Komuna e Skenderajt./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img