21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Në këto rrugë do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ngas 16 marsi nis projekti që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.

Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U ‘Elena Gjika’.

Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

“Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img