8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Në Kosovë janë edhe 2-3 lojtarë të nivelit të Ermal Krasniqit, dua t’i sjell në Rumani”

Ermal Krasniqi ka nisur të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun.

Futbollisti kosovar ishte transferuar në muajin janar nga Ballkani në klubin e njohur atje, CFR Cluj për vetëm 200 mijë euro.

Por, mesfushori ofanziv nuk është i vetmi lojtar kualitativ që e ka futbolli kosovar..

Elis Bakaj, ish-futbollist i Dinamos së Bukureshtit, ku po jeton me gruan e tij rumune dhe me vajzën e tyre, thotë se futbolli në Kosovë është në rritje, njëjtë si në Shqipëri.

Prandaj, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë zbulon se po mundohet të sjellë në Rumani lojtarë të tjerë nga Superliga e Kosovës.

“Para një viti e gjysmë më njoftuan nga Shqipëria se ka lojtarë shumë të mirë në Kosovë, të cilëve mund t’ju gjejmë skuadra në Rumani. Janë 2-3 lojtarë në Superligën e Kosovës po aq të mirë sa Ermal Krasniqi. Këtë verë do të mundohem t’i sjell në Rumani pasi s’është turp të luash në klubet rumune”, u shpreh Bakaj.

Aktualisht, në ligën elitare rumune luajnë tetë futbollistë shqiptarë, ndërsa numri i tyre mund të rritet gjatë verës që vjen.

E Ermal Krasniqi pritet të ftohet nga Kombëtarja e Kosovës dhe ai në muajt në vazhdim mund të përballet pikërisht me Rumaninë, aty ku po luan me CFR Cluj, pasi “Dardanët” gjenden në një grup me rumunët.

Futbollisti kosovar në një të ardhme jo fort të largët mund të transferohet në një ligë më të fortë evropiane, që nënkupton se klubi i tij aktual mund t’i fitojë disa miliona euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img