8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Në mesin e tensioneve, Krasniqi viziton kryetarët e komunave veriore: Këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot kryetarët e rinj të tri komunave veriore.

Në mesin e tensioneve të shkaktuara nga strukturat paralele në veri, Krasniqi vizitoi Ilir Pecin, Lulzim Hetemin dhe Izmir Zeqirin.

“Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike” ka thënë mes të tjerash Krasniqi.

Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:

Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike. Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img