7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Në Mitrovicë do të mbahet tryezë kushtuar Trepçës

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, kanë pritur në një takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, më bashkëpunëtorë dhe disa biznesmenë nga Mitrovica.
Kryetari Bahtiri e njoftoj kryetarin e AKB-së me përpjekjet që po bënë komuna e Mitrovicës për krijimin dhe lehtësimin e kushteve për zhvillimin e bizneseve.
Ai tha se komuna e Mitrovicës ka bërë hapa të mirë në këtë drejtim, për çka flet edhe interesimi i shtuar i biznesmenëve për të investuar në Mitrovicë.
“Jemi duke punuar shumë në rrumbullakimin e infrastrukturës në Zonën Industriale në Frashër, ku kemi ofruar kushte të volitshme për biznese që dëshirojnë të investojnë dhe të vendosen aty”, tha kryetari Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se për tu vendosur në këtë zonë deri tash komuna ju ka nda troje falas 17 bizneseve, duke filluar nga 20 ari deri në dy hektarë dhe se aty bizneset do të kenë edhe lehtësira dhe kushte të tjera të volitshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre prodhuese.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se i vjen mirë që dëgjon për përpjekje të këtilla të suksesshme dhe se AKB-ja i mbështet këto përpjekje të komunës.
Ai na vazhdim shtoj, se duke pas parasysh se Mitrovica ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara industriale në Kosovë dhe se këtu gjendet edhe Miniera e Trepçës, ka ardhur me idenë që bashkë me komunën, në kuadër të “Javës së bizneseve në Kosovë”, të organizoj një tryezë të rrumbullakët në temën “Ligji i ri për Trepçën-mundësi e re apo sfidë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës”.

Sipas tij, në këtë tryezë do të merrnin pjesë drejtues komunal e të nivelit qendror, ekspertë të dalluar të vendit, pjesëtarë të minoriteteve, të shoqërisë civile etj. Tryeza parashihet të mbahet diku rreth datës 10 të këtij muaji.
Kryetari Bahtiri, tha se komuna do të kyçet në organizimin e kësaj tryeze dhe se do t’i përmbush obligimet e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img