13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Në prag të takimit Kurti – Vuçiq, masa të rrepta sigurie në rrugën që shpie për në Ohër

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e takimit që do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër, autoritetet e këtij vendi kanë shtuar masat e sigurisë në rrugë.

Forca të shtuara policore janë parë të premten mbrëma nga kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe në rrugën që shpie për në Ohër.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se në disa rrugë janë krijuar edhe kolona për shkak të lëvizjes së delegacioneve.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndryshe, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi gjatë ditës se për shkak të këtij takimi po merren masat dhe aktivitetet duhura të sigurisë dhe rregullimit të komunikacionit.

Nga MPB-ja thanë se këto aktivitete kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të trafikut të rrugëve dhe objekteve të tjera, “për të cilat tashmë janë vendosur kontakte dhe koordinim me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, si dhe me të gjithë personat juridikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet, si dhe me subjekte të tjera përkatëse”.

“Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Ohër në mënyrë intensive ndërmerr masa për sigurinë e komunikacionit, kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit, para së gjithash përgjatë bulevardit ‘Turistiçka’, por edhe përgjatë rrugëve tjera ku nuk lejohet ndalimi apo parkimi i mjeteve motorike dhe ku parashikohet që mjetet me përparësi kalimi të kalojnë pa probleme”.

“Në të njëjtën kohë, siguria e qarkullimit mbulon pjesën tjetër të rrugëve kryesore, rajonale dhe lokale, si dhe brezin mbrojtës të rrugëve, së bashku me rrugët në zonat e banuara dhe parkingjet. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugë dhe zona të tjera, për të rritur nivelin e sigurisë gjatë kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, të shtunën më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img