18.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Buy now

spot_img
Array

Në Prishtinë shënohet Dita ndërkombëtare e privatësisë

Me rastin e 28 janarit, Ditës ndërkombëtare të privatësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Zyrtaren Komunale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe  Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, organizuan disa aktivitete.

Aktiviteti kryesor u zhvillua në shkollën “Xhemajl Mustafa”, me ç’rast para nxënësve të klasave VI–IX,   Jeton Arifi – Drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Premtime Preniqi, zyrtare për mbrojtjen e të dhënave personale në Komunën e Prishtinës mbajtën ligjëratë mbi privatësinë, me fokus të veçantë gjatë përdorimit të teknologjisë informative.

Për nxënësit kjo ligjëratë është vlerësuar si shumë e nevojshme ngase kjo gjeneratë, sipas hulumtimeve të fundit  të bëra në vend, më se 97% të tyre janë përdorues të internetit dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike.

Si rezultat i kësaj, po ashtu mos informimi adekuat mbi sigurinë në rrjet, ka bërë që në të shumtën e rasteve atyre t’u kanë keqpërdoren të dhënat personale në forma të ndryshme.

Marrë shkas nga kjo, Agjencia këtë vit ka përzgjedhur shkollat e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht nxënësit e klasave 6 deri 12, për t’i informuar sa më shumë mbi rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.

“Po ashtu, ligjërata të këtilla informuese u zhvilluan edhe në të gjitha shkollat e këtij niveli në Komunën e Prishtinës, në këtë rast ligjërues mbi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë ishin vet profesorët të përzgjedhur nga drejtorët e shkollave përkatëse, për të cilët është shpërndarë me kohë një udhëzues të posaçëm”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,954FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles