10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Nehat Beqiri, fitues i “Gara e Artit Global”

Me dhjetëra piktura janë vendosur në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë në kuadër të edicionit të gjashtë të “Gara e Artit Global”.

Në këtë aktivitet të artit pamor me punimet e tyre kanë garuar rreth 50 artistë nga vende të ndryshme të botës, shkruan KultPlus. Ky edicion sivjet u mbajt me temën “Përballë artit tim”.
Organizatori i kësaj ngjarjeje, profesori Muhamet Ahmeti-Metis e ka vlerësuar lart këtë aktivitet duke thënë se edicioni i sivjetshëm ka sjellë prurje më cilësore se edicionet e kaluara.
“Mendoj se i gjithë organizimi është përmbyllur shumë mirë. Kanë qenë gjithsej 46 artistë pjesëmarrës nga 12 vende të Evropës dhe unë konstatoj se secilin vit kemi arritje më të shtuar sepse është një nivel më i lartë i artistëve që marrin pjesë” , ka thënë Ahmeti.
Në këtë ekspozitë, punimet e tyre artistike i kanë paraqitur piktorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Zvicra, Italia, Sllovenia, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera të botës.
Në kuadër të këtij aktiviteti juria në përbërje të profesor, Hajrush Fazliu, Semi Hoxha dhe Merita Jaha ka bërë vlerësimin e pikturave më të mira.
Fitues i edicionit është shpallur Nehat Beqiri nga Maqedonia, vendi i dytë i takoi artistes nga Belgjika, Brgitte Schuermans, vendi i tretë shkoi për Pashkë Përvathin nga Shqipëria ndërsa me çmimin e katërt dhe të pestë janë shpërblyer artistet kosovare, Argenita Fetahu përkatësisht Mjellma Goranci Firzi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img