3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Nënës së Hashim Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësorë, po trajtohet në QKUK

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka disa ditë që është me gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, ka 4-5 ditë që është duke u trajtuar intensivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore.

E kontaktuar për të marrë informacione rreth shëndetit të nënës së ish-presidentit Thaçi, familja e tij kanë kërkuar mirëkuptim, pasi që nuk kishin gatishmëri të jepnin detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë ose jo, në Kosovë për ta vizituar nënën e tij pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Thaçi së bashku me Veselin, Selimin dhe Krasniqin tashmë janë përballur edhe me dëshmitarin e katërt të prokurorisë në Hagë.

Ata po mbahen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img