Nënkryetari i PDK’së tregon nëse do t’i bashkohen Qeverisë Hoti

Advertisement

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk e ka diskutuar  në mbledhjen e Kryesisë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Advertisement

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Aliu në një intervistë, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë mbledhje formale për të diskutuar për angazhimin e kësaj partie në pushtetin qendror.

Edhe pse thotë se është i obliguar që të jap qëndrime formale, duke shtuar se për këtë çështje veç sa kanë dhënë qëndrim të qartë organet e kësaj partie.

“Unë po besoj që tash më janë përgjigjet  sa i përket çështjeve të koalicionit në nivel Qendror, e unë jam nënkryetar i Partisë Demokratike dhe ne në kryesinë e Partisë Demokratike, asnjëherë nuk kemi diskutuar deri më sot për çështjet që kanë të bëjë me koalicionin dhe kjo është përgjigjja që unë mund të jap”.

“…unë jam i obliguar t’i jap përgjigjet formale, për shkak se nuk kemi pasur një mbledhje formale të kryesisë së Partisë  për tu diskutuar për ndonjë angazhim të ri, qoftë në Qeveri  apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pushtete në nivel qendror”, tha ai për EO.

Muajt e fundit është përfolur që PDK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, madje edhe kreu i LDK-së ka deklaruar se kanë hequr vijat e kuqe për këtë parti.

PostAdssFotoja e reklamës