10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e projektit për Renovimin e Terminaleve Doganore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për renovimin e Terminaleve Doganore.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Aliu ka treguar qëllimet e këtij memorandumi.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Minstrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përcaktimi i procedurave nga MMPHI për MFPT (Doganën e Kosovës) rreth implementimit të projektit: Renovimi i Terminaleve Doganore”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka treguar edhe vlerën financiare të këtij memorandumi.

“Vlera e përgjithshme është nëntë milion e njëqind e dhjetë mijë euro (9,110,000 €). Gjashtë milion euro (6,000,000 €) janë alokuar për vitin 2023, ndërsa tre milion e njëqind e dhjetë mijë euro (3,110,000 €) janë parashikuar për vitet buxhetore 2024 dhe 2025”, ka shkruar Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img