9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga Katalunia i reagojnë ashpër Real Madridit për videon e publikuar kundër Barcelonës

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Katalunisë, Patricia Platja i ka kërkuar Real Madridit të heqë videon e tyre të publikuar të hënën mbrëma, e cila akuzonte Barcelonën se po favorizohej nga ish-diktatori spanjoll Francisco Franco.

Pasi presidenti i Blaugranasëve, Joan Laporta i akuzoi Los Blancos se janë ekipi i regjimit, llogaria zyrtare e madrilenëve publikoi një video në Twitter, e cila ishte katër minuta dhe akuzoi katalunasit për të njëjtën gjë.

Kjo është pritur me zemërim në Kataluni, një nga zonat që ka vuajtur më shumë nga regjimi i Francos përsa i përket reprezaljeve dhe krimeve kundër njerëzimit.

Duke folur një ditë më pas, Platja është përgjigjur ashpër atij postimi të Real Madridit.

“Videoja që ka transmetuar Real Madridi është një manipulim kaq i vrazhdë i historisë saqë duket si tekst shkollor. Është ‘lajm i rremë’ i pahijshëm. Vjen nga një institucion privat dhe një klub me kaq shumë ndikim dhe kaq shumë ndjekës”, thuhet në reagimin e saj.

“Është e papërgjegjshme, fyese dhe një fyerje për mijëra njerëz që vuajtën nën regjimin e Frankos, përfshirë Barcelonën, duke filluar me presidentin e asaj kohe, Josep Sunyol, i cili u qëllua nga regjimi”.

“Do të ishte mirë nëse Real Madridi do ta hiqte videon dhe do të kërkonte falje që ka kaluar vijën e kuqe”, ka shtuar më tej Platja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img