6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 18 janar

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, ora 09:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. ( Kuvendi i Kosovës , ora 09:30)

Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 09:00)

Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 19 pika të mbetura nga seancat e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme lanson Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike. Marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Fetahu, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci etj. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 10:00)

Akademia e Shkencave mban mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të Akad. Edi Shukriu. (AShAK , ora 11:00, varrimi bëhet në varrezat katolike në Prizren, ora 15:00).

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia dorëzon çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liri, Barazi, Vëllazëri”, Magbule Hysenit, drejtoreshë e OJQ-së EcoKosËomen. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë, ora 18:00)

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), mban ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIDES 2022, për të nderuar kontributin filantropik të bizneseve dhe individëve në Kosovë dhe Diasporë.(Shtëpia e Shoqërisë Civile, ora 18:00)/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img