7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 19 janar

Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. ( Kuvendi i Kosovës, ora 09:45)

Kuvendi i Kosovës mbanë Seancë plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të aktiviteteve artizanale brenda institucioneve korrektuese përfundon trajnimi njëvjeçar artizanal në Filigran Argjendi. Merr pjesë ministrja Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra, Lipjan, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së, ora 10:00)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban diskutim publik mbi gjyqësorin në veri të Kosovës.( OJQ ACDC , Mitrovica e Veriut, ora 11:00).

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës fillon kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë.( Amfiteatri i Telemjekësisë, ora 12:00)

Universiteti “Ukshin Hoti” me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Sabahajdin Cenës organizon akademi përkujtimore, për nder të jetës dhe veprës së tij.( Amfiteatri i Universitetit, Prizren, ora 13:00)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT), në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës (TACA)” organizojnë Konferencën Nacionale ku do të prezantohen të arriturat e projektit. Marrin pjesë Stenbaek Madsen Johannes nga zyra e BE-së dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci. (Klan Arena, ora 14:00)

Federatat e Hendbollit të Kosovës organizon ceremoninë “Laureatëve të vitit 2022”. (Hotel Internacional Prishtina, ora 17:00)/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img