21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img

Nikola Gruevski flet për Arbën Xhaferin: Ishte i mençur dhe mendjendritur

Lideri i VMRO-së, Nikola Gruevski në një intervistë për Gazetën Express flet për figurën e Arbën Xhaferit.

“E njihja atë personalisht dhe isha pjesë e qeverisë së ish presidentit të VMRO dhe ish kryeministrit Georgievskit kur ishim në koalicion me PDSH dhe Arbën Xhaferi ishte kryetar. E kam takuar shpesh dhe pasi që u bëra kryetar i partisë pata takim të veçantë me të. Drekuam në një restorant në Shkup dhe biseduam.

Ishte periudha e hershme si kryeministër dhe aty ishte edhe Menduh Thaçi. Ishte shumë I mençur dhe mendjendritur dhe kishte fjalor shumë karakteristik me fjali shume filozofike. Jo shumë politikanë që i kam takuar kanë karakteristika të tilla.

Kjo është intervista e parë e liderit më të fuqishëm politik në Maqedoni, Nikola Gruevski, për një medium shqiptar, në këto 10 vjetët e fundit. Intervista është bërë me shkrim, me kërkesën e tij.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles