14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria përmend disa prova që do t’i përdorin për gjykim

Prokuroria e Specializuar ka nisur seancën në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjatë kësaj seance, përfaqësues të Prokurorisë së Specializuar kanë njoftuar palët mbrojtëse se në mesin e dëshmitarëve që do të jenë brenda dhe jashtë UÇK-së, do të ketë edhe disa prova si komunikatat e UÇK-së dhe dokumente nga të akuzuarit.

“Synojmë të reduktojmë kohën e marrjes në pyetje për dëshmitarët. Jemi të interesuar të jemi sa më efikas, askush nuk do që gjykimi të vazhdojë për gjashtë vjet e gjysmë. Jemi në dijeni për këtë. Në 150 orë pyetje të drejtpërdrejta dhe kemi 11 dëshmitarë. Dëshmitarët e parë na jepin informacion të rëndësishëm për të parë nëse mund të paraqesim dëshmitarë të tjerë me shkrim, apo t’i heqim tërësisht. Kemi prova të mëdha për komunikatat e UÇK-së, dokumente nga të akuzuarit, deklarata nga të akuzuarit, dëshmitarët brenda dhe jashtë UÇK-së. Autenticiteti i komunikatave të UÇK-së po kundërshtohet nga mbrojtja”, kanë thënë nga ZPS-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img