14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Nisma për Kosovën vizitoi familjen Dehari

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë, sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’ju shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që përjetuam.
“Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles”, thuhet në komunikatën e Nismës.
Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img