5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

NISMA: Ramadan Muja të shkarkoj vetveten, para se të shkarkoj drejtorët

NISMA për Kosovë, dega në Prizren ka akuzuar kryetarin e komunës, Ramadan Muja se po e freskon zinxhirin mafioz të qeverisë, duke i shkarkuar drejtorët nga puna.
Nisma ka vlerësuar se Ramadan Muja para se të shkarkoj dikë tjetër nga puna, është dashur që së pari të shkarkoj vetën nga pozita.
Lexoni njoftimin e plotë të Nismas:
Pasi u kuptua tashmë mënyra e emërimeve nëpër poste e borde të ndryshme anekënd Kosovës falë aferës PRONTO, kësaj radhe si duket ndryshoj qasja e emërimeve Ndërhyrja e SHEFIT të shefit të shefave, ishte e drejtëpërdrejtë, pa patur nevojë të shkëmbehen biseda telefonike.
Ndryshimet kozmetike që janë bërë në qeverinë komunale në Prizren nuk janë asgjë tjetër përveqëse një vazhdimësi e politikes korruptive dhe denigruese për qyetetin tonë. Shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin se për dinamizim të punës është jo i qëndrushëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupcion dhe që i kanë sherbyer parapolitikes së PDK-së,  e cila e  ka pas  edhe  para këtyre, 5 drejtora të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujes.
Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur, tregon fakti se emërimin e ka bërë i denuari me 2 vjet burg për korrupcion, shkelje ligjore dhe demtim te pasurisë komunale për interesa të  tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i denuari tjetër nga drejtësia me 1 e 6 muj burg Minir Krasniqi, kryetari  i deges së PDK-së në Prizren i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe te zezave qe i vjen qytetit të Prizrenit .
Ramandan Muja para se ta shkarkoj dikend tjeter,  është dashtë ta shkarkoj vetveten, në mënyrë që të mos mbahet peng perspektiva e e qytetarëve të Prizrenit, të cilët për vite të tëra po identifikohen si qytetar të një qyteti, ku kryetari është  hajdut dhe i denuar nga drejtësia.
Nëse patronet e krimit të organizuar në  Prizren me direktivat e atyre në Prishtinë,  mendojnë se qeveria  aktuale është një storje suksesi, lirisht këtë sukses mundë ti’a atribuojnë vehtes së tyre dhe le ta dërgojnë në shtëpitë e tyre, por asesi Prizrenit ngase këta bandit dhe  hajdut ordiner, nuk kanë të ndalur së ofenduari këtë qytet.
Emërimet e sotme nuk janë asgjë tjetër veqëse vazhdimësi e keqëqeverisjes në Prizren, ku disa disa prej tyre, janë të njohur se si hallkë  zingjirore e logjistikës  së një mafioz iteti,  që vepron tash e sa vite  në Prizren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img