10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Një delegacion i Komunës së Ulqinit viziton Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim një delegacion të Komunës së Ulqinit.
Në një njoftim për media thuhet se delegacioni përbëhej nga sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm, Aleksandër Daboviq, dhe këshilltarët, Mehmet Tafica dhe Rexhep Ceka, të cilët kishin ardhur për vizitë pune në Komunën e Prishtinës.
Në takim, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti potencoi se takimet bilaterale duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes të dy komunave, i cili pastaj do të rezultonte në projekte konkrete.  Më pas delegacioni i Komunës së Ulqinit u prit në Drejtorinë e Urbanizmit, nga drejtori Liburn Aliu me bashkëpunëtorë.
Aty, Drejtori Aliu i njoftoi të pranishmit me projektet e kësaj drejtorie, siç janë legalizimi, dhënia e lejeve dhe përcjellja online e progresit të aplikacionit për leje, hartat zonale e të tjera. Gjatë vizitës tre ditore, delegacioni do të njoftohet për së afërmi me të gjitha këto procese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img