14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Një grua raporton në polici se u dhunua nga kolegu i punës para tetë muajsh

Një grua ka raportuar në polici, se u dhunua nga kolegu i punës në gusht të vitit të kaluar.

Sipas policisë, viktima ka thënë se dyshon se u drogua e më pas u dhunua nga i dyshuari kur po kthehej në shtëpi me veturën e tij.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Më 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotik dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img