10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim mjekut Lutfi Dervishi

Nga arratia, Lutfi Dervishi është kthyer direkt në burg. Për të Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, derisa Gjykata do të vendosë të enjten për pranimin e kësaj kërkese apo jo.

I dënuar me 8 vjet burgim në rastin Medicus, kur u bë aktvendimi i plotfuqishëm, Dervishi u arratis nga drejtësia, duke mos shkuar në vuajtje të dënimit, raporton KTV.

Ai bashkë me djalin e tij, Arban Dervishi, u arratisen në shkurt të vitit të kaluar. Gjykata Supreme, në fund të 2016-ës, e ka kthyer rastin në rigjykim dhe ka kërkuar shfuqizimin e urdhër-arresteve ndaj tij.

Pasi u arrestua një ditë më parë, të mërkurën Gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim me arsyetimin e rrezikut të ikjes.

Avokati i tij, Valon Hasani e ka quajtur vendimin e jashtëligjshëm sepse ka thënë se ai është arrestuar me urdhër-arrest të pavlefshëm.

Hasani ka mohuar që klienti i tij, urologu Lutfi Dervishi, të ketë qenë duke u fshehur në Serbi, derisa EULEX-i ka konfirmuar se ai është arrestuar në Prishtinë. Në kërkim vazhdon të konsiderohet Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit.

http://www.dailymotion.com/video/x5850hz_nje-muaj-paraburgim-mjekut-lutfi-dervishi-ne-kerkim-i-biri-i-tij-arbani_news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img