14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Një shembull për tu ndjekur në Prishtinë: Aty ku përdoreshin narkotikët, do të bëhet art

Hapësira e cila më herët është shfrytëzuar si vend ku janë marrë substanca të ndryshme narkotike – kryesisht nga të rinjtë, më iniciativën e disa të rinjve nga Prishtina po kthehet në qendër ku njerëz të ndryshëm mund ta tregojnë talentin e tyre.
Funksionalizimi i objektit i cili ndodhet në afërsi të ngrohtores së kryeqytetit “Termokos”, ndonëse është sfidues është duke shkuar shumë mirë.
“Termokiss”, është faqja e cila është duke e shpalosur punën e cila po bëhet për funksionalizimin e këtij objekti.
Përkundër sfidave të shumta, vullneti edhe dëshira e madhe për me e pa këtë vend duke lulëzuar me aktivitete të ndryshme, i ka mbledhur këta të rijnë që ta vazhdojnë punën.
“Prapë se prapë, sa ma shumë koka, ideja, dur’, kom’ e njerz punëtorë që kemi me qenë, qaq ma efikas edhe të shpejtë kemi me qenë në qëllimin tonë të mirë. Bashkangjitju ‘Termokiss-it’. P.s. Takimet javore mbahen “çdo të mërkurë prej ores 19:00”, HAJDE”, është shkruar në njoftim e faqes “Termokiss”. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img