7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Nuk ka fitues në Podujevë: Llapi dhe Dukagjini i ndajnë pikët

Llapi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Dukagjinin në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas 25 minutash lojë, skuadra nga Klina kaloi në epërsi me golin e Arbër Shalës.

Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi vendasit i barazuan shifrat në 1-1.

Ishte Festim Alidema, ai që realizoi për rezultatin e barabarët, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve e këtë rezultat.

Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ia doli ta tunde rrjetën e Llapit në minutën e 60-të, por gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Deri në fund, dy skuadrat luftuan për pikët e plota, mirëpo që morën vetëm nga një sosh.

Pas javës së 30-të, Dukagjini gjendet në vendin e pestë me 40 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të gjashtin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img