15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Obama urdhëron hetim mbi sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Barack Obama ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga ana e agjencive të inteligjencës mbi sulmet e mundshme kibernetike që mund të kenë ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në nëntor të këtij viti. Lajmi është bërë me dije nga këshilltarja për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë, Lisa Monaco.
Monaco tha për reporterët se, rezultatet e këtij raporti do të ndahen me ligjvënësit dhe palë të tjera të interesuara.
“Presidenti ka udhëzuar komunitetin e Inteligjencës të zhvillojnë një hetim të plotë të asaj se çfarë ka ndodhur përgjatë procesit zgjedhor 2016, si dhe të shqyrtojnë mësimet e nxjerra nga ky raport, rezultatet e të cilit do t’u jepen një rangu të gjerë grupesh interesi, përfshi këtu edhe Kongresin”, tha Monaco gjatë një shfaqjeje të organizuar nga Christian Science Monitor.
Monaco tha se sulmet kibernetike nuk ishin një gjë e re, por shtoi se ato mund të kenë arritur në një “nivel të ri” gjatë këtij viti.
Në tetor, qeveria amerikane akuzoi zyrtarisht Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike ndaj organizatave të Partisë Demokratike, përpara zgjedhjeve

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img