9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Obduksioni i Astrit Deharit, mjekët e familjes prezantojnë raportin javën e ardhshme

I gjithë materiali i kërkuar nga ekipi mjeko-ligjor, i angazhuar nga Familja Dehari, për Rastin e Astrit Deharit, tashmë është në duart e mjekëve Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj, patolog kosovar në Angli. Ata pritet ta publikojnë raportin e tyre gjatë javës së ardhshme. Kjo është konfirmuar nga mjeku Besim Ymaj, në një prononcim për Gazetën Express

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga vdekja e Astrit Deharit, mjekët ligjorë të angazhuar nga familja Dehari si vëzhgues, ende nuk kanë dalë me rezultatet e tyre rreth autopsisë.
Por, javën e ardhme ata pritet të dalin me  raportin e tyre të veçantë mbi rrethanat e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
Kështu ka thënë për Gazetën Express mjeku ligjor nga Shqipëria që ka vëzhguar autopsinë, Besim Ymaj.
“Akoma nuk ka përfunduar autopsia e Astrit Deharit. Kanë arritur materiali, pikërisht ai që e kemi kërkuar. Do ta shohim dhe do të kolaudojmë me një përfundim. Brenda javës që vjen pritet që të dalim me rezultate”, ka thënë Ymaj.
Tutje ai është shprehur se pala kosovare ua ka dorëzuar të gjithë materialin që mjekët ligjorë të Familjes Dehari kanë kërkuar dhe se tashmë javën që vjen pritet të dalë edhe raporti zyrtar.
“Jemi në kontakt edhe me mjekun, kolegun tjetër që është në Angli që do të bashkëpunojmë për të dhënë konkluzionet përfundimtare”, ka thënë për Express mjeku ligjor nga Shqipëria.
Ndërkohë që Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë, më 18 nëntor të këtij viti, e ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e shtetit raportin e obduksionit të Astrit Deharit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pati bërë të ditur se të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
Astrit Dehari, i cili ishte aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”, po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi në gusht të këtij viti./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img