12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Obligimet e Azem Sylës në liri

Përderisa në qershor Gjykata e Apelit e kishte lënë në burg – duke e konsideruar të rrezikshëm e se mund të ndërhyjë në procesin hetimor dhe te dëshmitarët – Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj Azem Sylës, Nuhi Ukës, Arton Vilas, Hajrullah Berishës, Avni Maxhuni dhe Sabedin Haxhiut, të zëvendësohet nga masat të tjera. Dy të tjerët, Ilaz syla dhe Lubisha Vujoviq. do të mbesin në paraburgim, pasi hetimi ndaj tyre ende nuk ka përfunduar.
Syla dhe të tjerët janë të obliguar t’i ndjekin këto detyra deri më 25 nëntor 2016: urdhërohen që të paraqiten në stacion policor një herë në javë, ku kanë banimin e përhershëm apo vendbanimin e tanishëm: e kanë të ndaluar të takohen ose afrohen me ndonjë të paraburgosur tjetër apo dëshmitar që ka lidhje me këtë rast, ose të kenë kontakt me ndonjë tjetër, përfshirë edhe telefonat, chat apo email, përderisa këta persona të jetë anëtarë të familjes: Gjykata konstaton se masat alternative të urdhëruara janë të nevojshme dhe të mjaftueshme për të luftuar rreziqet e identifikuara në lidhje me gjashtë të përmendurit.
Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim nga muaji prill. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Syla, ka organizuar, financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal që ka fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë prej mbi 30 milionë euro. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img