7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Odalloviq thotë se u ndalua të hyjë në Kosovë, Kurti i kishte kërkuar Vuçiqit ta përjashtonte nga delegacioni

Një delegacion i Beogradit i udhëhequr nga kryetari i Komisionit qeveritar serb për Personat e Zhdukur, Velljko Odalloviq, nuk u lejua të hyjë në Kosovë këtë mëngjes. Kështu pohoi Odalloviq, i cili u ankua në mediat serbe.

Odalloviq tha për Tanjug se delegacioni serb ishte në pikëkalimin kufitar në Jarinje rreth orës 8:00 të mëngjesit, por që sipas tij, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk i lejuan ata të hynin në Kosovë.

“Polici tha që unë isha i ndaluar të hyja. Unë kërkova një shpjegim, pas së cilës ai i thirri autoritetet, por përsëri mori një përgjigje negative pa asnjë shpjegim. Unë pashë vetëm një letër në të cilën shkruhej me shkronja të mëdhaja se ishte e ndaluar që unë të hyja”, tha Odalloviq.

Ai u ankua për vendimin, duke i akuzuar institucionet e Kosovës.

“Një veprim i tillë i Prishtinës është i papranueshëm dhe i papërshtatshëm dhe është një konfirmim tjetër i arrogancës së institucioneve të Prishtinës”, tha Odalloviq.

Gazeta Express ka provuar që ta marrë një qëndrim nga institucionet e Kosovës për këtë çështje, por nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë qenë të qasshëm për t’u përgjigjur.

Kjo ngjarje vjen një ditë para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mbahet nesër në Bruksel. Në takimin e parë më 15 qershor, Kurti pati kërkuar që Odalloviq qtë përjashtohej nga delegacioni serb.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, kishte thënë Kurti pas takimit me Vuçiqin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img