4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Opel do të jetë marka e vetme e Stellantis Group do të marrë pjesë në panairin e veturave në Mynih

Stellantis operon me 14 marka të automobilave, por Opel është e vetmja prej tyre që do të paraqitet në panairin e sivjetmë të IAA Mobility në Mynih të Gjermanisë që do të mbahet në muajin shtator.

Këtë plan për magazinën gjermane Automobilwoche e konfirmoi një zëdhënës i Stellantis.

Afati i fundit për regjistrim për prodhuesit e veturave për të marrë pjesë në panairin IAA Mobility ishte muaji shkurt. Megjithatë, organizatorët e eventit ishin të gatshëm të pranojnë edhe një tjetër markë nga Stellantis edhe pas afatit të paracaktuar, raporton Motor 1.

Stellantis ka nën pronësi një numër të prodhuesve evropian të veturave, duke përfshirë Abarth, Alfa Romeo, Citroën, DS, Fiat, Lancia, Maserati, Opel, Peugeot dhe Vauxhall.

Opel në IAA Mobility do të shfaq disa vetura të ndryshme elektrike. Kjo gamë do të përfshijë Astra Sports Tourer Electric dhe Corsa Electric, teksa vetura e tretë “tani për tani mbetet surprizë”, deklaroi zëdhënësi për Automotive News Europe.

Panairi IAA Mobility në Mynih më parë njihej si Motor Show Frankfurt, por se vendndodhja ndryshoi për eventin e vitit 2021.

Veturat elektrike duken si një tematikë kryesore e eventit të këtij viti, teksa Volkswagen Group do ta shfaq sedanin sportiv ID.7 GTX, veturë e cila do ta bëjë debutimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img