7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Opozita kundër “modelit” Kroaci- Slloveni për Demarkacionin!

Ideja e Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci se zgjidhja më e mirë për Demarkacionin me Malin e Zi, do të ishte ndjekja e shembullit kroato- slloven, ka hasur në kundërshtimin e partive opozitare.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi theksoi se “Grabovci si duket vetëm ka dëgjuar se edhe Kroacia me Slloveninë e kanë të pazgjidhur në tërësi çështjen e kufirit, por nuk është interesuar të dijë më shumë se për çka në të vërtetë bëhet fjalë”.
Sherifi për Gazetën Blic dha disa informata të shkurtra lidhur me shembullin e “Sllovenise dhe Kroacisë”, të cilit i referohet Adem Grabovi.
“Së pari ky rast fare nuk ka të bëjë me demarkacionin e kufirit mes Sllovenisë dhe Kroacisë, në fakt, ky rast nuk ka fare të bëj me demarkim por me delimitim të kufirit. Së dyti, Kroacia vitin e kaluar është tërhequr nga marrëveshja që kanë pasur me Slloveninë që këtë çështje ta dërgojnë në Arbitrazh, por si duket Grabovci nuk qenka në dijeni të këtij fakti”.
Prandaj, sipas tij, meqë në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me delimitim të kufirit por vetëm me demarkim, rasti i Kroacisë dhe Sllovenisë nuk mund të merret si model.
“Nuk është ide e re kjo që ka thënë Grabovci sepse ka kohë që Arbitrazhi është duke u përmendur si mënyrë e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi”, shtoi më tej Sherifi.
Sherifi theksoi se për të shkuar kjo çështje në arbitrazh duhet të plotësohen së paku dy kushte.
“Për të shkuar kjo çështje në arbitrazh duhet gjithsesi të plotësohen së paku dy kushte. Së pari marrëveshja duhet të rrëzohet, qoftë përmes tërheqjes së qeverisë nga kjo marrëveshje, qoftë përmes mos ratifikimit në parlament, në mënyrë që të hapet rruga që procesi të rifillojë nga zero-ja. Nëse pas kësaj Mali i Zi nuk do të pranonte të rifillojë këtë proces, atëherë çështja do të mund të dërgohej në Arbitrazh. Së dyti, nëse do të vendoset që kjo çështje të shkojë në Arbitrazh, atëherë në asnjë mënyrë kjo çështje nuk mund t’i lihet në dorë kësaj qeverie ta përfaqësojë Kosovën në Arbitrazh, sepse kjo qeveri në vazhdimësi ka mbrojtur pozicionin e Malit të zi dhe jo të Kosovës”, tha aipër Gazetën Blic.
Kurse njohësi i çështjeve politike Krenar Shala, thotë se demarkacioni duhet të dërgohet në Arbitrazh.
“Jam i mendimit të njëjtë sa i perket dakordimin të palës kosovare dhe asaj malazeze për ta dërguar lëndën e demarkacionit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Mirëpo, Qeveria e Kosovës do të duhej, paraprakisht ta themelonte një komision në të cilin do te përfaqësoheshin edhe Opozita dhe ekspertët në mënyrë që furnizimi i Gjykatës me dokumentet e kërkuara të bëhet në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse”, tha ai për Gazetën Blic.
Ndërsa analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj theksoi se koalicioni qeveritar po përpiqet  me çdo kusht që të gjejë një mënyrë që të votohet demarkacioni, duke amnistuar kështu komisionin qeveritar dhe veten nga përgjegjësia për lëshimet e mundshme.
Por, nëse marrëveshja për demarkacionin votohet si e tillë, problemi nuk do të zgjidhet, shtoi Mushkolaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img