6.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Opozita: Raporti i Progresit konstaton se kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi

Për partitë opozitare raporti i progresit për vitin 2016, tregon se kjo qeveri është e pafuqishme dhe e pa interesuar qe të shtyjë agjendën shtetërore përpara.
Opozitarët vlerësojnë se ky raport i dorëzuar një ditë më parë në institucionet e Kosovës, përmban kritika në të gjithë sektorët dhe dëshmon edhe një herë qeverisjen e keqe të këtij pushteti.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së thotë se në raport ka shumë kritika bazuar në funksionimin e qeverisë, por edhe në mos angazhimin e ekzekutivit për të hapur vende punë si dhe mosveprim në përmbushje të kresave të qytetarëve në investime.
“Raporti është i bazuar në të dhënat qe kanë dalë nga realiteti i Kosovës dhe njëkohësisht është kritik ndaj qeverisë sepse ajo është e pafuqishme për të krijuar mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Prandaj, kjo qeveri edhe ashtu e çakorduar nuk mundet të ecë përpara sepse nuk e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nuk ka përformance as para qytetarëve dhe as para ndërkombëtareve”, ka thënë Isufi për ‘Indeksonline’.
Në raport, sipas tij, ka kritika të mëdha edhe në administrimin e buxhetit.
Në linjë me Isufin është edhe Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi. Është vështire sipas tij, të gjendet një sektori të cilin raporti i progresit nuk e kritikon.
“Raporti numëron ngecjet në të gjitha fushat qeverisëse të vendit si në atë të drejtësisë ekonomisë etj. Korrupsioni i përhapur në shumë fusha, emërimet politike në borde etj. Edhe ky raport sikur ai i vitit të kaluar kontsataton se kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerr vendin nga kriza dhe jo efiçienca në të cilën ka rënë”, ka thënë Sherifi për ‘Indeksonline’.
E, në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë pranuar të komentojnë këtë raport.
Një ditë më parë, Nataliya Apostolova shefja e zyrës së BE-së në Kosovë i ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img