15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me ekzistencën tonë kombëtare

Sot është shënuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Presidentja Vjosa Osmani, përmes llogarisë në Facebook, ka thënë se ky alfabet i ka ofruar shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën.

“Ky alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite”.

“Me këtë alfabet u bë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, ndaj gjuhën tonë duhet ta ruajmë, ta duam e ta kultivojmë, sepse siç thotë pjesëmarrësi i Kongresit të Manastirit, Mit`hat Frashëri: Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe!”, ka thënë Osmani.

Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Ndryshe, Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kanada në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img