10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për raportin e Transparency International: Po shkojmë drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas të cilit Kosova ka shënuar ngritje në indeks për 17 pozita.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Organizata Transparency International nxorri të martën raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit.

Raporti që analizon zhvillimet e vitit të kaluar, e vë theksin tek lidhja mes korrupsionit dhe nivelit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nga vendet me më shumë korrupsion e deri tek ekonomitë e përparuara.

Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

“Në Kosovë ka pasur tranzicione paqësore pushteti mes qeverive në vitet e fundit.”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, vendi tregoi një vullnet të sinqertë për luftuar korrupsionin, duke hetuar udhëheqës të akuzuar për korrupsion.

Kosova ishte i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesë vendet në Evropë që nuk i transferoi kompetencat vendim-marrëse tek ekzekutivi por i mbajti në parlament.
Në 10 vite, Kosova ka pasur një rritje prej pesë pikësh, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img