25 C
Pristina
Thursday, August 11, 2022

Buy now

spot_img

Osmani tajlandezëve: Ejani investoni në Kosovë, rrogat dhe taksat janë të ulëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës tre ditore në Tajlandë ka dhënë një intervistë për mediumin “Bangkok Post”, ku mes të tjerash u ka bërë thirrje bizneseve tajlandeze që të investojnë në Kosovë sepse kanë kosto të vogël të punës pasi rrogat janë të vogla.

“Pagat dhe taksat janë të ulëta dhe vendi ynë është konkurrues në rajon. Mbështetja ligjore për investimet e huaja është e sigurt,” tha ajo.

Osmani është shprehur se bizneset tajlandeze përmes Kosovës mund të kenë qasje në tregun evropian.

“Dhe sigurisht, pasi që ne kemi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Bashkimin Evropian dhe me Ballkanin Perëndimor dhe vendet më gjerë, bizneset tajlandeze mund të kenë qasje jo vetëm në tregun e Kosovës, por në një treg me qindra miliona njerëz përmes Kosovës. Pra, ne besojmë se do të jemi destinacioni tjetër ideal i biznesit për investime nga bizneset tajlandeze dhe të tjerë nga kjo pjesë e Azisë,” tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se ekziton vullneti politik dhe interesi i bizneseve për bashkëpunim mes Kosovës dhe shtetit aziatik.

“Vullneti politik është aty. Interesi nga bizneset është aty. Njerëzit janë aty për të krijuar lidhje. Pra, nuk shoh ndonjë problem që bashkëpunimi biznesor dhe tregtar mes dy vendeve të shumëfishohet”, ka thënë Osmani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,431FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles