15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Pa përmirësime, PDK s’e voton buxhetin”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nëse nuk votohen amandamentet e propozuara nga kjo parti, nuk do ta votojnë Ligjin për Buxhetin për vitin 2017.

Ai ka thënë se megjithatë pret që pas amandamentimit të kemi një buxhet që plotëson, së paku minimalisht, nevojat e qytetarëve të vendit, njofton Klan Kosova.

“Si buxhet duhet të marrë parasysh stabilitetin makrofiskal. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos shkojmë me hua që kalojnë fuqinë tonë për financim. Edhe ne kemi pasur shqetësimet e veta lidhur me investimet kapitale nëpër komuna. Besoj që në mes të dy leximeve do të përmirësohet. Ka amandamente substanciale që Partia Demokratike e Kosovës ka punuar dhe që do të ndikojnë në këtë gjë. Besoj që kështu do të kemi një buxhet që plotëson nevojat e qytetarëve të vendit. Sidoqoftë, nëse nuk kalojnë këto amandamente, PDK nuk do ta votojë buxhetin”.
“Në buxhet i kemi mbi 100 milionë euro të planfikuara, por të pashpërndara. Këtu hyn kaluzola e investimeve, që nënkupton që qeveria mund të huazojë, por me kusht që ato të përdoren për investime kapitale. Por duhet të jemi të kujdesshëm me rritjen e borxhit publik, pasi kemi projekte të mëdha para vetes. Pres që rrugët kryesore që lidhin qendrat, e që tashmë janë të buxhetuara, të vazhdojnë. Sa i përket mjeteve të Agjencisë së Kosovës për Privatizim unë kam pasur dhe vazhdoj të kem rezervat e mia. Por me plotësimet që do t’i bëhen, besoj që ky buxhet do t’i plotësojë nevojat minimale të qytetarëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img