13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: 24 vite pas luftës në Kosovë vetëm një person është dënuar për dhunë seksuale gjatë luftës

Sebahate Pacolli nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka thënë se 24 vite pas luftës në Kosovë vetëm një person është dënuar për dhunim.

Ajo tha se rezultatet në fushën e drejtësisë janë shumë të vogla, pavarësisht që 1500 persona i është njohur ky status.

:Kjo është një prej mangësive më të mëdha dhe një prej fushave në të cilat më së paku ka arritje. Më shumë se 1500 persona i është njohur statusi si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Rezultatet në fushën e drejtësisë janë tepër të vogla dhe deri më tani kemi vetëm një person, i cili vitin e kaluar është dënuar për një krim të tillë”, ka thënë ajo.

Pacolli tha se nga prokuroria ka thënë se ka edhe raste të tjera të cilat janë duke u hetuar,

“Prokuroria thotë se ka raste të tjera  të cilat janë nën hetim, pasi ne bashkëpunojmë shumë përafërm edhe me policinë dhe prokurorinë. Kemi edhe marrëveshje se në rast gra dhe burra dëshirojnë që të deponojnë padi. Pra me bashkëpunua me policinë dhe prokurorinë për me ngrit çështjen në kuptimin e ofrimit të një mundësie më të lehte”.

Ajo ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për zgjatjen e afatit për aplikimin e statusit të viktimave të dhunës i zgjatur për dy vjet.

Sipas saj kjo është e pamjaftueshme dhe se kërkesë e tyre është që afati mos të jetë i  kufizuar.

Pacolli ka thënë se ka raste që të mbijetuarat kanë marrë statusin e viktimës, por ende e mban të fshehur.

Ajo ka thënë se të mbijetuar të dhunës seksuale nuk janë vetëm gratë, dhe se tek qendra 50 burra dhe djem janë që e kanë raportua dhe dokumentu një gjë të tillë.

Ndryshe, data 14 prill është caktuar me propozim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vendimi për caktimin e kësaj dite u mor në mbledhjen e 138-të të Qeverisë së Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20 mijë persona kanë qenë viktima të dhunes seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha presidentja Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Republikës së Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img