18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli alarmon për vjedhje votash në Drenas më 4 dhjetor

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli thotë se në zgjedhjet lokale në Drenas, që do të mbahen më 4 dhejtor, veç se ka filluar planifikimi i vjedhjes së votave.

Pacolli, i cili ka qenë sot në Drenas, i ka bërë apel Policisë, Prokurorisë, OSBE’së edhe ambasadave të shteteve mike në Kosovë, që të kujdesen, që votat e qytetarëve të Drenasit, të mos vidhen, shkruan Express.
Ky është statusi i plotë i Behgjet Pacollit:
Sot isha në Drenas në ditën e parë të fushatës.
Me aq sa pashë dhe kuptova nga informatat, veqse ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve. Unë i bëj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të angazhohen me seriozitetin më të madh në mënyrë që mos të ketë vjedhje dhe blerje të votës. Po ashtu, iu bëj thirrje edhe OSBE-së dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të dërgojnë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur, nëpër qendrat e votimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img