7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli e pyet Kurtin: Pse nuk po i zbulon pikturat e bukura në hollin e Kuvendit?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një pyetje që ka të bëjë me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit, të cilat tash disa vite janë të mbuluara.

Ai, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, tha se ato po vazhdojnë të jenë të mbuluara, përkundër që kryeministri, sa ishte në opozitë, sipas tij në mënyrë demonstrative i pati zbuluar.

“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar”, ka shkruar Pacolli.

“Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img