10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Papunësia në Eurozonë bie nën 10 për qind

Përqindja e papunësisë në zonën euro ka rënë në 9,8 për qind në muajin tetor pas 9,9 për qind në muajin shtator, nën pragun simbolik prej 10 për qind, njoftoi sot Eurostat, zyra evropiane e statistikave.
Hera e fundit që përqindja e papunësisë në zonën euro ka qenë më e ulët se 10 për qind daton në prill të vitit 2011, ku arriti në 9,9 për qind.
Më 3 nëntor, Eurostat kishte njoftuar një përqindje prej 10 për qind në muajin shtator, që e rishikoi sot në rënie me 9,9 për qind.
Përqindja e papunësisë prej 9,8 për qind në muajin tetor është më e ulëta e regjistruar në zonën euro që prej korrikut 2009.
Kjo shifër është më e ulët nga ajo që pritej nga analistët e pyetur nga agjencia financiare “Bloomberg” që e kishin parashikuar 10 për qind në muajin tetor.
Mes 19 shteteve anëtare të zonës euro, ekzistojnë ndryshime, në Gjermani, ekonomia e parë e 19 vendeve që kanë zgjedhur monedhën unike, përqindja e papunësisë është vendosur në 4,1 për qind.
Greqia dhe Spanja kanë përqinjen më të lartë të papunësisë, 23,4 për qind në gusht 2016, shifra e fundit e disponueshme për të parën dhe 19,2 për qind në tetor për të dytën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img