-1.5 C
Pristina
Thursday, December 9, 2021

Buy now

spot_img

“Para nga qielli” në autostradë, qytetarët rendin për të mbledhur

Amerikanët që udhëtonin në autostradën e Kalifornisë u bënë pjesë të një ngjarje të pazakontë. Mijëra dollarë fluturuan para makinave të tyre pranë San Diegos pasi dera e mbyllur e një furgoni të blinduar që mbante para u hap papritur ndërsa kalonte në autostradë dhe mijëra kartëmonedha fluturuan në ajër. Shoferët nxituan për të marrë pjesën e tyre të jackpot-it të papritur.

Shumë persona të emocionuar nga ajo që po ndodhte hodhën kartëmonedhat në ajër duke shijuar bollëkun e parave dhe filmuan ngjarjen në telefonat e tyre. Por gëzimi zgjati pak, pasi policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Fillimisht, ajo arrestoi një çift i cili ishte me aktivi në mbledhjen e parave që i përkisnin një banke. Për shkak të numrit të madh të makinave të ndalura, ata nuk kanë mundur të largohen me kohë nga vendi “fitimprurës”.

Policia tha se të gjitha këto para janë pronë e bankës dhe duhet të kthehen. Dhe videot e bëra do të përdoren për të identifikuar pjesëmarrësit në ngjarjen e pazakontë.

Curtis Martin, shefi i policisë së autostradës së Kalifornisë, tha se “ka shumë video në të cilat njerëzit marrin para në autostradë, duke i marrë ato nga rruga. Është më mirë që ata të jenë të sinqertë sesa të presin që dikush t’i gjejë dhe të trokasë në derë.” Edhe pse ngjarja është në hetim, pati edhe fatlumë që mundën të largohen pas grumbullimit të parave në autostradë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,049FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles