15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Lajçak në Prishtinë: Më pak mbështetje për palën që e refuzon propozimin evropian

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për nevojën e pranimit të propozimit të BE’së për marrëveshje mes të dy palëve.

I pyetur se çka ndodh nëse njëra palë e refuzon propozimin, Lajçak tha se atëherë ndërkombëtarët do ta zvogëlojë mbështetjen për atë palë, e do ta rrisë për palën tjetër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”, tha Lajçak në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ai tha se procesi i dialogut është mision thelbësor i ndërkombëtarëve.

”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.

Emisari Lajçak shtoi se të dy palët e përfshira në dialog, kur shprehen të gatshme ta pranojnë propozimin evropian, do t’i mbledhin në takim të përbashkët.

”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img