9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë, me erëra të ftohta verilindore dhe fjolla lokale bore. Reshjet e borës do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet që sot të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten fjolla sporadike bore. Më shumë intervale kohore me diell priten në Shqipëri, jug të Malit të Zi dhe në Maqedoninë Veriore.

Të dielën dhe të hënën na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise të dielën nede priten fjolla sporadike bore. Mëngjesi i së hënës mund të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar ngase pritet kthjellim i motit.

Gjatë javës së ardhshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm, me rritje-ulje të shpeshta të temperaturave dhe disa fronte që do të sjellin reshje të herëpashershme bore./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img