10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Herë pas here priten riga kryesisht të dobëta shiu në zonat më të ulëta dhe fjolla bore në zonat tjera. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe në sasi të pakta. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë  Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e në disa vise në Shqipëri priten intervale kohore me diell. Pasdite dhe në mbrëmje nga jugu i Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore do të fillojnë reshje shiu e në zonat pak më të larta mbidetare reshje bore. Këto reshje priten të arrijnë edhe në Kosovë gjatë natës por jo në sasi të mëdha.

Të enjtën dhe të premtën na pret mot i vranët dhe i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu e bore. Në Kosovë priten reshje të herëpashershme bore gati në tërë territorin, por ultësirat nuk duhet pritur reshje të mëdha bore. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh ./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img