14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Parlamenti Evropian kërkon hetim për Varhelyin: Ai favorizon presidentin serb pro rus, Vuçiq

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar një hetim për komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi nën dyshimet se ka favorizuar liderët autokratë.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje të mërkurën që të të hetohet Varhelyi pasi ai dyshohet se po favorizon presidentin serb pro rus, Aleksandar Vuçiq.

“Në raportin e miratuar të mërkurën nga Parlamenti Evropian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të BE.”

“Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.” – raporton DW.

“Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga lajmet” për veprimet e komisionerit. “Komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”. Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, thotë se e ka “pranuar kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë së Budapestit. Tani, pas tre vjetësh në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se komisioneri po ndjek axhendën e (Viktor) Orban”, është shprehur eurodeputeti holandez Thijs Reuten, një nga bashkëhartuesit e raportit.” – thuhet tutje./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img