9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas aksionit të Njësisë Speciale, serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Një qytetar shqiptar është rrahur në pjesën veriore të Mitrovicës para pak minutash.

Sipas burimeve, ai është rrahur derisa po kalonte udhëkryqin afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, nga disa persona që dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës paralele në veri “civilna zashtita”.

Kujtojmë që pikërisht sot Njësistet Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në veri të Kosovës për zbatuar reciprocitein në targa me Serbinëm, që nënkupton se nga tash e tutje në Kosovë nuk mund të përdoren targat e përkohshme KS por duhet të përdoren RKS.

Si duket një aksion i tillë ka nxitur reagimin e serbëve të veriut të cilët kanë filluar të ndërmarrin veprime të dhunshme.

Mësohet se viktima aktualisht ndodhet në spitalin e jugut të qytetit për trajtim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img